OJQ-të në vitin 2018  përfituan 22.7 milionë euro nga institucionet e Kosovës

Institucionet e vendit gjatë vitit 2018 kanë ndarë 22.7 milionë euro për Organizatat Joqeveritare (OJQ), kështu u tha sot në publikimin e publikimi  e Raportit të mbështetjes financiare publike.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë pranë zyrës së kryeministrit, Habit Hajredini, tha se Qeveria ka vendosur rregulla dhe standarde sa i përket financimit të OJQ-ve.

“Raportin të cilin po e publikojmë është harruar nga zyra për qeverisje të mirë nga zyra e kryeministrit i cili është mandatuar në bazë të rregullores për financimin e OJQ-ve në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe përkrahur nga Komisionit Evropian. Në vitin e kaluar janë përkrahur 793 OJQ nga ministritë; 123 nga komunat 46 nga agjencitë e tjera, pra janë dhënë 22.7 milionë euro në vitin 2018”, tha ai.

Në anën tjetër  Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza, tha se ky raport është një pasqyrë e qartë sesi janë ndarë të hollat për OJQ-të.

“Ky raport është i rëndësishëm që të siguroj efektivitet te ato OJQ që shërbejnë për shoqërinë. Në portal i gjeni të gjitha të dhënat për të gjitha organizatat buxhetore për çdo shpenzim. Këtë portal nuk e ka asnjë vend i regjionit. Ju lus që ta përdorin që ta na mbanin përgjegjës për secilin cent të shpenzuar”, tha ai.

Hamza tha se raporti i auditorit do të vlerësoje se a janë shpërndarë dhe shpenzuar këto të dhëna në mënyrë të duhur.

Luisi Brusa, shef i seksionit për bashkëpunim në zyrën e BE-së, foli për rolin e OJQ-ve në ngritjen e vetëdijes qytetare duke shtuar se është shumë pozitive që këto OJQ të kenë sa më shumë vullnetar.

“Sa më tepër anëtarë dhe OJQ të bëjnë avokim aq më i rëndësishëm do të jetë zëri i tyre. Raporti j prezantuar sot tregon që në baza vjetori ekziston një alokim i madh i fondeve. Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike. Ky rol është i rëndësim për rrugën drejt BE-së edhe në zbatimin e MSA-së”, tha ai.

Raporti i publikuar sot  ofron një pasqyrë  për të gjithë mbështetjen financiare publike që institucionet e Republikës së Kosovës  kanë bërë për OJQ-të në nivelin qendror e lokal gjatë vitit 2018. Raporti po ashtu ofron në detaje të dhënat se në cilat forma institucionet kanë ofruar mbështetje financiare për organizatat jo qeveritare dhe sa i janë përmbajtur rregullores MF Nr.04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.