Ofertat fizike për tenderë ndalohen më 2019

Në fillim të vitit ardhshëm pritet të funksionalizohet në tërësi sistemi online i prokurimit publik në Kosovë, i njohur si e-prokurimi.

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik që nga janari i vitit 2019, kompanitë e interesuara për të marrë tender nga institucionet publike nuk mund të dorëzojnë ofertat e tyre fizikisht por këtë duhet ta bëjnë përmes sistemit online.

Agron Ibishi, zyrtar në KRPP, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’  tregoi arsyen e dualizimit të mënyrës së ofertimit në prokurimin publik deri më tani, megjithëse e-prokurimi është implementuar.

“Është dashur kështu derisa të siguroihemi ne që ofrojmë shërbime të sigurta  dhe që sistemi është funksional tërë kohën. Objektivat janë që në shtator të këtj viti që të mos ketë oferta fizike në prokurime qendrore dhe në janar të 2019 ofertat fizike  të ndalohen”, tha Ibishi.

Në debatin që u zhvillua lidhur me e-prokurimin dhe mbikëqyrjen e kontratave publike në Kosovë, Ibishi tha se ka ngritje në trendin e përdorimit të sistemit online të prokurimit.

“ Në 2017 kemi pasë rreth 30 përqind të tenderëve kanë pasur më shumë se sa një ofertë elektronike. Është më pak se 90 përqind oferta fizike. Më 2018,  30 përqind janë oferta elektronike, kemi rritje dhe përdorim enorm të sistemit të e prokurimit”, tha Ibishi.

Lidhur me këtë temë, përballë Jeta Xharrës debatojnë Agron Ibishi, shef i platformës së e-prokurimit në KRPP, Agim Sheqiri, trajner për e-prokurim nga OShP, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, Isuf Zejna nga Demokracia Plus dhe Rinora Gojani nga KOSID.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: