Foto: RTV 21

Oda Ekonomike Kërkon Reagim Institucional për ‘Mishin Belg’

Afera me mishin e vjetër belg që u importuar në Kosovë ka ngjallur reagime nga Oda Ekonomike e Kosovës të cilët konsiderojnë se qeveria nuk po i jep vëmendje të mjaftueshme kësaj çështje.

“Skandali me “mishin belg”, ka ekspozuar shumë qartë rrezikun e vazhdueshëm nga prodhimet që shiten në Kosovë, por për shkak të preokupimeve me temat e “rëndësishme” politke, ende nuk po e merr vëmendjen e duhur institucionale”, thuhet në komunikatën e OEK.

Ata po ashtu kanë bërë thirrje për disa veprime konkrete nga Qeveria dhe Parlamenti që kanë të bëjnë me sigurinë konsumatorëve që përfshijnë identifikimin e rrjetit tregtar që ka organizuar shitjen e mishit belg dhe nisjen e hetimeve për të gjithë akterët e përfshirë.

Tutje ata kanë kërkuar të përkrahen prodhuesit vendor dhe të rritet inspektimi për standarde dhe cilësi.

http://kallxo.com/kompania-belge-shiti-mish-te-prishur-edhe-ne-kosove/