Oda Ekonomike Amerikane dhe Sindikata Kundër Ligjit Për Sigurime Shëndetësore

“Pavarësisht shqetësimeve të shprehura qartazi përkitazi me shumë çështje të cilat vazhdojnë ta karakterizojnë zbatimin e ligjit në fjalë. Mbi të gjitha, Oda Ekonomike Amerikane thekson edhe një herë aspektin e shkeljes së Ligjit mbi Sigurimet Shëndetësore, pa përmbushjen e kritereve të parapara me dispozitat e tij, para fillimit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore, por edhe cenimin e konkurrencës së lirë, përmes favorizimit të sektorit publik dhe diskriminimit të hapur të sektorit privat”, thuhet në komunikatën e tyre.

Nga ana tjetër Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla përmes një postimi në Facebook  ka shpreh dyshimet e tij në lidhje me suksesin e implementimit të sigurimeve shëndetësore.

“Tani një gjë është e ditur mjetet do të ndahen nga të ardhurat tuaja, Ministria e Shëndetësisë ju ka japur disa broshura por e vërteta është që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të japë vetem ato shërbime që ju tashmë i merrni çdo ditë dhe asgjë më tepër” tha Syla.

Sipas tij krejt çka do të bëhet është se qytetarët do të paguajnë e Ministria e Shëndetësisë do mundohet të blejë barna ndërsa shërbimet do mbesin të njejta.

Ai kërkoi nga qytetarët që për deshtimin eventual të këtij Ligji fajtorin mos e kërkojnë te punëtorët shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore do të filloj nga Janari i vitit 2017 .

Ministria e Shëndetësisë dhe Posta e Kosovës së fundmi kanë  nënshkruar një marrëveshje që ka për qëllim lehtësimin e kryerjes së pagesave për sigurimet shëndetësore për kategori të caktuara të qytetarëve ashtu siç parashihet me Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

http://kallxo.com/marreveshje-qe-lehteson-pagesat-per-sigurimet-shendetesore/