Oda Amerikane reagon për emërimin e Naser Shalës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar në lidhje me emërimin e Naser Shala i njohur ndryshe si ‘Ftyra’, në pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

“Oda Amerikane shpreh shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për emërimin e udhëheqësisë së re të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në kundërshtim me rekomandimin i cili ka pasuar një proces transparent dhe meritokratik të rekrutimit”, thuhet në komunikatën e Odës Amerikane.

Sipas kësaj ode, Kosova vazhdon të ballafaqohet me emërime në pozitë udhëheqëse publike që nuk e kanë ekspertizën e nevojshme profesionale.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me faktin se deputetët e Kuvendit mbështetën vendimin e tyre në nepotizëm në vend të profesionalizmit, kështu që u bënë thirrje atyre që të vlerësojnë meritokracinë në vend të lidhjeve politike, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet tuje në këtë komunikatë.

Në lidhe me emërimin e Naser Shalës në këtë pozitë ka pasur reagime të shumta. Ambasada Amerikane, e Britanisë e Zyra e BE-së kanë reaguar në lidhje me vendimin e deputetëve.

 

Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë

.