Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

O'Connell: Në Agjencinë e Pronave u instalua njeriu i afërt me Fatmir Limajn

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka qenë mysafir në Lëvizjes FOL ku ka folur për asistencën që britanikët po i japin institucioneve të Kosovës në procesin e rekrutimeve.

Duke folur për procesin që ata po asistojnë, O’Connell përmendi emërimin e Naser Shalës në krye të Agjencisë së Pronës.

Në këtë Agjencion është zgjedhur personi që s’ka qenë i kualifikuar për këtë pozitë.

“Deri tash, vendimet e Kuvendit kanë qenë të zhgënjyeshme”, tha O’Connell

“Në Agjencinë e Pronës kanë qenë dy kandidatë para Kuvendit. Ka qenë një kandidate e kualifikuar, e aftë, ka pas përvojën, që ka qenë vetmja e kualifikuar edhe prej vendorëve edhe prej Britanikëve. Ndërsa ka qenë një tjetër, lidhje shumë të ngushtë me Nismën dhe Fatmir Limajn, në asnjë mënyrë i kualifikuar, në asnjë mënyrë i përshtatshëm për atë vend pune. Kë ka votuar Kuvendi. Ai është instaluar atje për t`i kryer favore njerëzve. Unë kam dhënë dorëheqje prej kryesuesit të bordit të agjencisë, sepse s’dua të trajtohem si budalla e me humb kohën”, shtoi ambasadori.

Për zgjedhjen e Naser Shalës, i njohur ndryshe si “Ftyra” është diskutuar shumë në opinionin publik e në Kuvendin e Kosovës.

Institucione të ndryshme ndërkombëtare kanë reaguar për zgjedhjen e Shalës në krye të kësaj agjencie.

https://kallxo.com/apostolova-ka-reaguar-per-zgjedhjen-e-ftyres-per-drejtor-te-agjencise-per-verifikim-te-prones/

https://kallxo.com/britaniket-te-pakenaqur-me-zgjedhjen-e-bashkeluftetarit-te-limajt-ne-agjencine-e-prones-ambasadori-jep-doreheqje-nga-bordi/

Naser Shala gjatë kohës së luftës ka qenë ushtar i Fatmir Limaj.

Rruga e ‘Ftyrës’ deri te pushteti mbi tapitë