Ilustrim: Një fëmijë i prekur nga fruthi - Foto: Rtv21

OBSH bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve: 72 të vdekur në vitin 2018 nga fruthi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka reaguar rreth rritjes së numrit të të vdekurve në Evropë, si pasojë e prekjes nga fruthi.

Kjo organizatë ka bërë apel tek prindërit që të bëjnë vaksinimin e fëmijëve të tyre sepse në të kundërtën mund të ketë edhe raste fatale.

“Në vitin 2018, Evropa pa numrin më të lartë të rasteve me fruth në më shumë se një dekadë. 72 persona kanë vdekur. Ne mund ta ndalim këtë duke imunizuar fëmijët tanë”, thuhet në paralajmërimin e OBSH-së.

Kohëve të fundit në mesin e prindërve, sidomos në rrjete sociale edhe në vendin tonë është hapur debat se a duhet apo jo të vaksinohen fëmijët për t’u mbrojtur nga fruthi.

Spekulimet se kjo vaksinë shkakton autizmin prandaj edhe nuk duhet marrë, po hedhen poshtë nga profesionistët por kjo nuk po u ndërron bindjen shumë prindërve që po vendosin të mos i vaksinojnë fëmijët.

KALLXO.com dje ka trajtuar rastin e Sabile Kasumit nga Fushë Kosova e cila ka humbur vajzën e saj 15 muajshe si pasojë e mosvaksinimit të të bijës kundër fruthit.

https://kallxo.com/ne-mes-te-frikes-nga-autizmi-dhe-semundja-e-fruthit/