Obiliq - Sulmohen tre zyrtarë policor

Dy persona janë arrestuar në Obiliq pasi kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë të Policisë së Kosovës teksa po e kryenin punën e tyre.

Policia njofton se zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:45.