Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Obiliq - Mbante kallashnikov në shtëpi, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme në Obiliq me urdhër të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e shtëpisë së një të dyshuari.

Pas bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47 (kallashnikov), së bashku me 19 fishekë të kalibrit 7.65 milimetra dhe një karikator.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.