Barack Obama - Foto: REL

Obama: Amerikanët Rrezikojnë të Ndjekin Rrugën e Gjermanisë Naziste!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, deklaroi se amerikanët duhet të jenë tejet të kujdesshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave demokratike, ngase në të kundërtën rrezikojnë të ndjekin rrugën e Gjermanisë naziste.

Në fjalimin e mbajtur në Klubin e Ekonomisë në Çikago, Obama deklaroi se gjërat mund të përkeqësohen me shpejtësi, nëse amerikanët nuk përkujdesen për ruajtjen e vlerave të demokracisë.

Gjatë fjalimit, ish-presidenti amerikan vuri në pah ngritjen e Adolf Hitlerit në pushtet në Gjermani, ngase ai kishte kërkuar nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të votojnë.

Njëkohësisht, Obama i doli në mbrojtje edhe mediave, duke theksuar se ato dinë të jenë të bezdisshme dhe se shpesh e kanë çmendur, por shtoi se ai e kishte kuptuar se liria e mediave është me rëndësi jetike për demokracinë./21Media