OAK: ‘Prokurori Abuzoi Gjatë Arrestimit të Avokatit Hasani’

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar pas arrestimit të avokatit Nasuf Hasanit.

Në  reagimin e saj Oda ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj prokurorit Ali Hajdini duke e quajtur arbitrar arrestimin.

“Dega Regjionale e Prishtinës shpreh shqetësimin e saj serioz duke kërkuar që veprimet e tilla të mos përsëriten dhe se avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në procedurë”, thuhet në reagimin e odës.

Njoftimi i nënshkruar nga avokati Skënder Musa kërkon nga Prokuroria e Shtetit ndërmarrjen e masave.

“Me qëllim të mbrojtjes së avokatëve dhe kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z.Imer Beka që të marrin masa të menjëhershme ndaj prokurorit në fjalë i cili në mënyrë recidive abuzon me pozitën e prokurorit për të ju hakmarrë palëve në procedurë”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Avokati Hasani është arrestuar gjatë ditës në pallatin e drejtësisë.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për këtë arrestim.

http://kallxo.com/ndalohet-per-kanosje-avokati-nasuf-hasani/