Nxënësit e shkollës "Naim Frashëri" mbjellin lule në ditën e pranverës - Foto: KALLXO.com

Nxënësit Mbjellin Lule në Ditën e Pranverës

Nxënësit e ShFMU “Naim Frashëri” në kryeqytet kanë zbukuruar oborrin e shkollës së tyre.

Ata kanë mbjellë lule në ditën e pranverës.

Drejtoresha e shkollës, Nazmije Berisha, tregoi se nxënësit që nga dje kanë filluar përgatitjet për mbjelljen e luleve. Sipas saj, nxënësit fillimisht e kanë pastruar oborrin.

Ideja për këtë aktivitet, sipas drejtoreshës Berisha, është e vetë nxënësve.

“Pastaj jemi dakorduar me Drejtorinë komunale të Arsimit dhe me kompaninë ‘Hortikultura’, të cilat e mbështetën aktivitetin, siguruan lulet dhe i mësuan nxënësit si t’i mbjellin”, tha ajo.

Drejtoresha Berisha premtoi se këso aktivitetesh nga nxënësit e shkollës do të ketë edhe në të ardhmen.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-viziton-shkollat-ne-diten-e-mesuesit/

Redaktoi: Naser Sertolli