Nuredin Lushtaku

Nuredin Lushtaku dëgjohet duke i thënë asamblistes: Mbylle gojën!

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Skenderaj ka nxjerrë një video incizim nga mbledhja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, ku pretendojnë se asamblistët e kësaj partie, Vjollca Ramaani dhe Hysni Mehani janë kërcënuar nga nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku.

Në këtë video incizim dëgjohet Lushtaku që i drejtohet dikujt në Kuvendin Komunal me fjalët “Mshele unë po të thom, tani flasim unë e ti”.

Për Vetëvendosjen, këto deklarata të Lushtakut janë kërcënuese. Ata i kanë kërkuar kryetarit të Komunës, Bekim Jasharit që të marrë masa dhe t’i ndalojë kërcënimet.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Skenderaj, e dënon gjuhën e përdorur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, njëherit i kërkon kryetarit Bekim Jashari, që të marrë masa t’i ndalë këto kërcënime të vazhdueshme të stafit të tij ndaj asamblistëve që ngrisin çështje në mbledhjet e Kuvendit Komunal”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

VIDEON mund ta shihni duke klikuar në LINK