Zyra e Prokurorit Disiplinor | Foto: "Drejtësia në Kosovë"

Nuk ka Sjellje të Pahijshme të Prokurores Ervehe Gashi

Zyra e Prokurorit Disiplinor e njoftoi Zyrën Ligjore të BIRN dhe Internews Kosova se ka përfunduar hetimin disiplinor sipas detyrës zyrtare lidhur me lëndën e prokurores së krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

“Hetimi disiplinor ZPD-2015-045, nuk ka rezultuar me gjetjen e sjelljes së pahijshme të kryer nga Ervehe Gashi, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prizren,” thuhet në njoftimin drejtuar Zyrës Ligjore të BIRN dhe I/KS nga Zyra e ProkuroritDisiplinor.

Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, në muajin shkurt 2015 i ishte drejtuar me shkresë zyrtare Zyrës së Prokurorit Disiplinor lidhur me konfliktin e mundshëm të interesit të prokurores Ervehe Gashi, për shkak të përfaqësimit të saj si prokurore në një rast të trasnmetuar në Emisionin “Jeta në Kosovë”.

Në mars të vitit 2016 Zyra e Prokurorit Disiplinor, kishte njoftuar Zyrën Ligjor etë BIRN-it se kishte hapur hetim disiplinor ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore në Prizren, Ervehe Gashi.

“ZPD ka hapur një hetim disiplinor kundër znj. Ervehe Gashi, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prizren- Departamenti i Krimeve të Rënda,” thuhej në shkresën e ZPD-së.

Pas transmetimit të emisionit “Jeta në Kosovë” në muajin mars 2015, në Gjykatën Themelore të Prizrenit në gjykimin e planifikuar ndaj ish-punëtorit të Pro-Credit Bankës, Abdullah Thaçit, i cili po akuzohej për zbulim të fshehtësisë zyrtare, prokurorja e Ervehe Gashi ishte tërhequr nga ky rast.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar edhe kryeprokurori Metush Biraj.

“Për shkak të rrethanave të rastit, në kolegj kemi vendosur që rastin ta marrë një prokuror tjetër,” kishte thënë Biraj.

Emisioni “Jeta në Kosovë” për “Largimet nga Puna në ProCredit Bank” ndër të tjera kishte raportuar për konfliktin e mundshëm të interesit për prokuroren e rastit Ervehe Gashi, e cila e ka të punësuar dhëndrin e saj në Zyrën Ligjore të Bankës “ProCredit”.

Si rezultat i këtij fakti, rastin e ish-punëtorit të Bankës “ProCredit” e udhëhoqi një prokuror tjetër.

http://kallxo.com/prokurorja-ervehe-gashi-terhiqet-nga-rasti-i-procredit-bank/

Ish- punëtori i “ProCreditBank”, Abdullah Thaçi, ishte gjetur fajtor duke u gjobitur me 5 mijë euro nga Gjykata Themelore në Prizren në fund të një procesi gjyqësor gati trevjeçar.

5 Mijë Euro Gjobë për ish- Punëtorin e ProCredit Bank