Nuk ka Rezultate në Luftën Kundër Korrupsionit

Këto komente, diplomati amerikan i bëri në  konferencën  për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

“Korrupsioni i shtjerr resurset publike, ndjek tutje investimet e huaja dhe të brendshme. Poashtu korrupsioni ndihmon në abuzimin e të drejtave të njeriut, ndihmon krimin e organizuar dhe mund të kërcënojë stabilitetin e rajonit “, tha Ambasadori Delaëie.

Hasan Preteni, Drejtor i Agjensionit Kundër Korrupsionit, ka thënë se në luftën kundër korrupsionit mungojnë rezultatet  dhe sipas transparencës ndërkombëtare në rajon, Kosova është më e dobëta në këtë luftë.

“I kemi të gjitha parakushtet për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, e vetmja gjë që na mungon janë rezultatet. Të gjitha raportet dhe matjet e perceptimit të përgjithshëm na vlerësojnë njësoj,dobët”, tha Preteni.

Prokurori i shtetit Besim Kelmendi ka shprehur shqetësimin e tij për punën e paktë që po bëjnë institucionet për marrjen e masave ndaj zyrtarëve të dyshuar për korrupsion.

“Ne nuk kemi pasur bashkëpunim me institucione ku nga këto kanë dalë zyrtarë të korruptuar ose të dyshuar për korrupsion. Në vend që ata të marrin masa disiplinore, të suspendohen nga puna ata janë avancuar në detyrat e tyre”, ka thënë Kelmendi.