Nuk ka Mësim Deri Javën Tjetër

Shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës do të mbyllen nesër dhe pasnesër përshkak të motit të ftohtë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që të vazhdohet ndërprerja e mësimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar edhe të enjten dhe të premten

“Ky vendim është marrë pas mbledhjes së raporteve për gjendjen e krijuar nga temperaturat e ftohta nëpër komuna dhe në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe duke pasur parasysh të dhënat që dalin nga Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës”, thuhet ky njoftim.

Sipas MASHT ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen  gjatë këtij gjysmëvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Shkollat e Kosovës kanë qenë të mbyllura edhe sot me vendim të MASHT.