Flamuri i Kosovës dhe ai i BE-së - Foto: REL/AFP

BE nuk Jep Datë të Anëtarësimit për Kosovën

Bashkimi Evropian pritet të dalë me një dokument i cili do të përcaktojë vitet kur shtetet e Ballkanit mund të anëtarësohen në këtë organizatë.

Zv.Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj sot në mbledhjen e qeverisë shprehu shqetësim lidhur me mos përcaktimin e një datë të mundshme për anëtarësim për Kosovën.

“Si qeveri e mbështetsim strategjinë e BE-së për të dalë me një kalendar se kur mund vendet të jenë pjesë të BE-së. Sepse ka një datë konkrete që deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali e zi nëse i përmbushin do të bëhen pjesë e BE-së. Kur vjen fjala te Kosova kanë konstatim të përgjithshëm. Ky formulim vendin tonë nuk e çon askund dhe është një shqyrtim serioz”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu paralajmëroi për rrezik të një status quo për Kosovën nëse nuk ka plane konkrete për integrimin e vendit.

Progresi i Serbisë në anëtarësimin në BE lidhet ngushtë me bisedimet më Kosovën por kjo nuk lidhet askund me Kosovën. Vendi ynë mund të lëviz drejt një status quo pa një plan konkret se ku mund të jetë deri në vitin 2025”, tha Hoxhaj.