'Nuk do të Ketë Tepih të Kuq për Haradinajn'

Nën tingujt e daulleve jashtë selisë, AAK mbajti konferencën e parë për shtyp dy orë pasi Haradinaj u lirua nga gjykata në Colmar të Francës e cila refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se këtë radhë Haradinaj nuk do të pritet me tepih të kuq.

“Pritja do të jetë qytetare e jo qeveritare. Nuk ka tepih të kuq. Këtë herë nuk mund të përfitojë askush nga rasti Haradinaj”, tha Nitaj duke aluduar në pritjen që iu bë Haradinajt me tepih të kuq në vitin 2012 nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi në Aeroportin e Prishtinës.

“Ka ndodhë një herë dhe e kanë keqpërdorë”, tha Nitaj.