Mbledhja e Senatit të UP-së - Foto: KALLXO.com

Nuk Avancohet Gruaja e Bujar Dugollit

Mimoza Dugolli nuk arritur të avancohet në titullin Profesoreshë-Asistente në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës pas vendimit të  senatit të Universitetit të Prishtinës.

Me 19 vota  kundër avancimit të saj,  7 pro  dhe 7 abstenim është votuar që Mimoza Dugolli  të mos zgjidhet profesor asistente për shkak se nuk i plotëson kushtet e punimeve shkencore.

Ky vendim erdhi pasi që edhe Keshilli i Fakultetit të FNA-së ka propozuar që Mimoza Dugolli nuk i plotëson kushtet për tu zgjedhur profesor asistent

Mimoza Dugolli që është bashkëshortja e Bujar Dugollit, dekanit të Fakultetit Filozofik në vitin 2016 kishte aplikuar për avancim në profesoreshë-asistente, por  Komisioni i Studimeve  atëherë i kishte lëshuar vendim se nuk ka plotësuar kriteret për këtë avancim në bazë të Statutit të UP-së

Pastaj Mimoza Dugolli ishte ankuar në Inspektoratin e Punës, ndërsa kjo ankesë u shqyrtua sot në mbledhjen e Senatit.

Në nëntor të vitit të kaluar senati vendosi që ankesën e profesoreshës Dugolli ta kthejë në Këshillin e Fakultetit.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me procesin e avansimit të Dugollit.

http://kallxo.com/senati-kthen-mbrapsht-ankesen-e-gruas-se-dekanit/