Nuk Ankohet Avokati i Policit

Çekaj nuk e shfrytëzoi afatin ligjor të ankesës ndaj masës së shqiptuar për të mbrojturin e tij, pasi tha për KALLXO.com se ankesat e tilla kryesisht po refuzohen.

“Nuk kemi ushtruar ankesë sepse bazuar në praktikën gjyqësore ankesat e tilla po refuzohen nga Gjykata e Apelit, prandaj nuk kemi dashur të humbasim kohë dhe të fillojmë sa më parë në organizimin e mbrojtjes,” tha Çekaj.

KALLXO.com lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj policit Shefqet Kamberaj raportoi të martën.

http://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-policin/

Kamberaj qëlloi drejt Ilmi Lufajt të hënën me revolen e tij zyrtare.

http://kallxo.com/vrasje-ne-decan/

Një ditë më pas Kamberaj tregoi në gjykatë pse qëlloi Lufajn.

http://kallxo.com/polici-rrefehet-per-vrasjen-ne-decan/

Lufaj u varros dje në Strellc të Epërme të Deçanit.

http://kallxo.com/varroset-ilmi-lufaj/