NPB Kërkon Borxhin nga 'Lesna'

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi hulumtimin ekskluziv rreth kontestit financiar të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe kompanisë “Lesna”.

Emisioni i sontëm solli detaje se si në vitet e para të pasluftës Ndërmarrja Publike Banesore kishte lidhur kontratë me kompaninë “Lesna”, për kryerjen e punimeve në kompleksin banesor – afarist “Kroi i Bardhë” në Prishtinë.

Të gjeturat nga hulumtimi treguan se kontrata që ishte lidhur për kryerjen e punimeve nga NPB dhe Lesna në vlerë totale prej 2 milionë e 224 mijë euro nuk ishte përmbushur në plotëni. Siç tregoi hulumtimi, në llogari të kompanisë punëkryese “Lesna” ishin paguar nga NPB-ja 318 mijë euro më shumë. Kjo i kishte çuar NPB-në dhe ‘Lesna-n në Gjykatë. Pas shumë vitesh procedurash dhe shumë vendimeve të gjykatave, NPB e kishte fituar betejën ligjore, pasi të gjitha instancat e gjyqit e vërtetuan që ‘lesna’ duhet t`ia kthejë borgjin prej 318 mijë eurosh ndërmarrjes Publike Banesore.

Siç tregoi hulumtimi edhe sot kur kanë kaluar muaj që kur vendimi ka marrë formën e prerë, lënda nuk është ekzekutuar ende.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni hulumtimin:

Në fund të emisionit në rubrikën “Policia” u transmetuan pamjet ekskluzive nga aksionet e Policisë në luftën kundër krimit.