Nora Gjakova

Nora Gjakova Rrugës së Majlindës

Xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova, ka fituar ndeshjen e saj të parë kundër kolumbianes Amaris Yadynis në kuadër të Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro.

Nora Gjakova tregoi dominim në luftë dhe pas dy vërejtjeve për kolumbianen dhe bllokim në parter ka kaluar në raundin tjetër.

Kjo nuk është fitorja e parë e Norës kundër  kolumbianes pasi që atë e kishte mposhtur edhe në të kaluarën.

Ajo pas një lufte që shkoi në vazhdime me golden score kishte arritur të shënonte fitore.

Luftën e dytë ajo do ta ketë me rumunen Corina Caprioru rreth gjysmë ore më vonë.

Edhe pse ishte raportuar se Gjakova po vuan nga një lëndim kjo nuk e ka penguar në rrugëtimin e saj për të shpresuar për një medalje të artë për Kosovën.

Dje xhudistja tjetër kosovare, Majlinda Kelmendi, ka arritur të stoliset me medalje të artë.

http://kallxo.com/ar-linda/