Nora Gjakova fiton duelin ndaj Iraoui
22.9.2018 - 10:27
Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.
Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.
Para pak çasteve në Baku ka ‘lufutuar’ edhe Nora Gjakova, e cila e nisi për mrekulli takimin ndaj marokenës, Soumiya Iraoui, në raundin e dytë.
Këtë takim e fitoi Nora Gjakova, e cila ishte dukshëm më e fortë se kundërshtarja. Gjakova e fitoi duelin -57 kg me ippon në Baku të Azerbejxhanit.
Në raundin e ardhshëm Gjakova do të ndeshet me francezën, Gneto P.