Kazuo Ishiguro

Nobeli i Letërsisë Shkon në Britani

Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për këtë vit, u bë e ditur sot nga Komiteti suedez.

Ky komitet tha se çmimi Ishiguro-s i është dhënë për punën e tij në zbulimin e “humnerës poshtë kuptimit iluzor të lidhjes me botën”.

Komiteti tha se Iziguro, i cili erdhi të jetojë në Britani në moshën 5 vjeçare, në punë e tij letrare u shoqërua me temat e kujtesës, kohës dhe vetëmashtrimit.

Vepra “Mbetjet e Ditës” (1989), me gjasë vepra e tij më e njohur, u shndërrua në film me rol kryesor të luajtur nga Anthony Hopkins.

“Veprat e Ishiguro-s janë të shënuara nga një mënyrë e përmbajtur e shprehjes, e pavarur nga çfarëdo ngjarje që ndodh”, tha Komiteti në një deklaratë pas dhënies së çmimit.

“Në të njëjtën kohë, fiksioni i tij i fundit përmban vepra fantastike”, tha ky komitet.

Fitues i vitit 2016 i këtij çmimi ishte ylli i rokut, Bob Dylan.