Njohje Reciproke e Patentë-Shoferëve Kosovë-Shqipëri

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për njohjen reciproke të patentë-shoferëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selam Shkodra tregoi përfitimet e qytetarëve të dy shteteve nga miratimi i marrëveshjes për patentë-shoferët

“MPB përmes kësaj projekt- marrëveshjeje ka për qellim lehtësimin rrugor të të dyja palëve. Në këtë drejtim palët kontraktuese do të njohin bartësit e patentë shoferit që janë fituar lejeqëndrim në palën tjetër”, tha zëvendësministri i punëve te brendshme Selam Shkodra.