Ilustrim: Poqi elektrik

Njoftimi i KEDS-it për ndërprerje emergjente të energjisë i lë në terr shtatë vendbanime në Fushë Kosovë

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike – KEDS, ka njoftuar për ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në disa vendbanime të Fushë Kosovës.

Njoftimi i Plotë i KEDS:

Ndërprerje emergjente, 11 dhjetor 2018

KEDS njofton se sot, më 11.12.2018 në NS 35/10 kV Fushë-Kosova  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Albana (Kodi: 15018008) prej orës 10:30 deri në ora 13:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardhi i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërprerje emergjente.