FOTO - Aksioni i Policisë në veri - 28.05.2019

Njësitë Speciale nisen me mjete të blinduara për në Zubin Potok - VIDEO

Njësitë Speciale të Policisë këto momente janë nisur për në Zubin Potok më mjete të blinduara. KALLXO.com ka siguruar pamje nga nisja e tyre nga stacioni i Policisë në Mitrovicë.

Para pak minutash KALLXO, raportoi për barrikadat që banorë serbë në veri të vendit kanë vendosur në rrugë për të penguar aksionin e Policisë në arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari ilegale.

Forcat e Policisë së Kosovës kane kaluar barrikadën e vendosur nga banorë serbë në Zubin Potok.

Djegia e disa gomave në afërsi të Zubin Potokut ka ndodh me qëllim që ta pengojnë aksionin e Policisë për t`i kryer disa arrestime në këtë qytet në bazë të urdhrit të Gjykatës së Prishtinës.

KALLXO.com raportoi se deri më tani numri i të arrestuarve nga aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës ka shkrua në 10 persona.

KALLXO.com merr vesh se në mesin e të arrestuarve ka edhe pjesëtarë të policisë nga stacioni në veri të Mitrovicës. KALLXO.com ju sjell foto nga aksioni brenda stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës.

Siç raportoi KALLXO.com automjetet e blinduara të Policisë së Kosovës janë duke pritur në gjendje gatishmërie në afërsi të pjesës veriore të Mitrovicës.

Një aksion i gjerë i Policisë është duke u zhvilluar, siç mëson KALLXO.com kundër kontrabandës.

KALLXO.com raportoi se një pjesëtar i Policisë është plagosur lehtë me armë zjarri gjatë këtij aksioni – ku deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar, njëri prej tyre komandant i Policisë në Zubin Potok.

KALLXO.com ju sjell pamje ekskluzive nga ky aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në veri të vendit, aksion i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Që nga fillimi i këtij aksioni, në pjesën veriore janë aktivizuar alarmet, të cilët njëjtë aktivizohen sa herë që organet e rendit ndërmarrin aksione në përmbushjen e obligimeve ligjore.

Prokurori i rastit Sylë Hoxha ka thënë për KALLXO.com se deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar nga Policia. Në mesin e të arrestuarve është edhe komandanti i Policisë në Zubin Potok.

Hoxha nuk ka dhënë më shume detaje lidhur me aksionin e sotëm, pasi sipas tij aksion është ende në zhvillim e sipër.

KALLXO.com raportoi që nga orët e para të mëngjesit për aksionin ne ndërmarrë nga ana e Policisë në veri të vendit.

KALLXO.com raportoi sot për aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës ka nisur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje ku shihen njësi të shumta të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbaj të informuar rreth këtij aksioni të gjerë kundër kontrabandës.

Ju kujtojmë se javë më parë, emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimet ekskluzive të cilat dëshmuan se kontrabanda në pjesën veriore të vendit vazhdon ta sfidojë taksën prej 100% të vendosur ndaj mallrave nga Serbia.