Urgjenca e Spitalit të Pejës - Foto: KALLXO.com

Një i Vrarë në Pejë

Mjeku kujdestar i Urgjencës së Spitalit të Pejës, Shkelzen Elezaj, ka konfirmuar për KALLXO.com se trupi i një personi është sjellë në Spital rreth orës 21:20.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra, te pacienti nuk është vërejtur asnjë shenjë vitale”, ka thënë dr. Elezaj.

KALLXO.com merr vesh se viktima është S.D. (emri i njohur për redaksinë), i lindur më 1981.

Mjeku kujdestar ka treguar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit në regjionin e kokës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe prokurorja Sahide Gashi. Ajo ka thënë se në bazë të rrethanave, dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.