Një Vit Pas Protestës së 27 Janarit

Protesta e 27 janarit solli për herë të parë përdorimin e pothuaj gjithë arsenalit që kishte në dispozicion Policia e Kosovës. Janë përdorur topat e ujit, autoblindat, kamionët e blinduar, gazi lotsjellës e plumbat e gomës. Çka nuk u përdor këtë ditë ishin vetëm armët e gjata.

Gjithçka nisi pas deklaratës së ish-Ministrit Aleksandar Jabllanoviq.

“Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt”.

Kjo deklaratë u vlerësua ofenduese për nënat gjakovare që nuk kishin lejuar serbët e shpërngulur të Gjakovës ta vizitonin kishën ortodokse në qytet në ditën e Krishtlindjeve ortodokse.

Sipas raportit të Inspektoratit Policor të Kosovës, nga përleshja u lënduan 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë.

Viktimë nga plumbi i gomës ishte Uran Qorolli. Ai u godit në momentin kur një autoblindë u rrezikua nga koktej molotovi.

“Ka pas diku 10 persona që janë goditë me plumba të gomës. Prej atij moment nuk maj men as ni gja, m’ka hup vetëdija total”, thotë protestuesi Uran Qorolli.

Por përdorimin e tyre e arsyeton Rashit Qalaj nga Policia e Kosovës. Ai madje ai thotë që shumica e arsenalit të përdorur nga policia u bë vetëm kah fundi i protestës.

“Plumbat e gomës i përdorim për shpërndarjen e masës dhe neutralizimin e personave të rrezikshëm të cilët janë kërcënim për jetën e policëve”, tha ai.

Madje në këtë protestë u shti edhe me armë dhe Qalaj e arsyetoi këtë veprim.

“Polici që ka shti me armë ka vendos që me veprimin që ka bërë me shpëtu një jetë dhe ia ka arritë me shpëtu nji jetë”, tha Rashit Qalaj.

Në analizën e bërë nga Drejtësia në Kosovë del që gjatë 27 janarit ka pasur policë të angazhuar pa pajisje adekuate si helmeta, mbrojtëse, mburoja, gaz, maska dhe pajisje tjera. Madje kishte mungesë edhe të gazit lotsjellës që u tentua të mbulohej nga bomba tymi,  që përveç mjegullës nuk pati efekt në protestues.

Policia Blen Gazin Lotsjellës nga Firma e Themeluar nga Zyrtari i AAK-së

http://kallxo.com/policia-mban-sekret-topat-e-ujit/

http://kallxo.com/dekorata-per-policet-speciale/

http://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-e-con-ne-speciale-rastin-e-jabllanoviqit/

 

http://kallxo.com/jabllanoviq-i-quan-politike-hetimet-qe-po-zhvillohen-ndaj-tij/1