Shembja e Rrugësd Drelaj-Koshutan | Foto: KALLXO.com

As Një Vit nuk Reziston Rruga në Rugovë

Ende pa u bërë një vit nga përurimi i rrugës Drelaj – Koshutan në Rugovë të Pejës, të asfaltuar vitin e kaluar, një pjesë  e kësaj rruge është shembur.

Rruga e cila kushtoi 900 mijë euro për t’u asfaltuar vjet nga Komuna e Pejës që lidh fshatrat Drelaj-Koshutan të Rugovës, një pjesë e kësaj rruge të re është shembur.

Asfaltimi i kësaj rruge buxhetit të Komunës së Pejës i kushtoi 900 mijë euro, ndërsa zyrtarët e kësaj komune thonë se shembja ndodhi nga reshjet e mëdha të shiut.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, Durim  Sheremeti, i kontaktuar nga KALLXO.com,tha se shembja e rrugës në hyrje të fshatit Koshutan është bërë muaj me parë.

“Problemi është i shkaktuar prej reshjeve atmosferike të larta që ka pasur. Problemi kryesor ka qenë para reshjeve të mëdha para dy muajve”, tha Sheremeti.

Sipas tij,operatori i kontraktues i Komunës së Pejës do ta sanojë shembjen.

“Në javët në vazhdim do intervenohet në atë rrugë dhe do sanohet i gjithë problemi. Para se me intervenuar operatori kontraktues për mirëmbajtjen e rrugëve, do bëhet edhe vlerësimi financiar i dëmeve”, tha Sheremeti për KALLXO.com.

Shembja e Rrugësd Drelaj-Koshutan | Foto: KALLXO.com

Në muajin maj KALLXO.com shkroi edhe për dëmtimin e arnimit të asfaltit në Magjistralen Gjakovë- Pejë, 24 orë pasi ky asfalt ishte shtruar.

http://kallxo.com/prishet-asfalti-pa-mbushur-24-ore/

Edhe në Lagjen “Taphane” të Pejës pas shembjes së dheut u rrëzua një pjesë e murit mbrojtës të shtratit të Lumbardhit.

http://kallxo.com/rreshqet-dheu-te-shtrati-lumbardhit-ne-taphane-te-pejes/