FOTO ILUSTRIM

Një vit burg e 500 euro gjobë për tentim vjedhje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit,  ka shpallur aktgjykim  dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  D.B. nga Prizreni, për shkak të  veprës penale  vjedhje e rëndë në dhjetor të vitit 2017.

“Të akuzuarin me iniciale D.B., nga  Prizreni,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me gjobë në shumën prej 500 euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një  viti”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren i akuzuari më datë  30.12.2017, në orë të pavërtetuar në rrugën “Xhevdet Berisha” e cila gjendet në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale K.K.,  ka tentuar të vjedhë në shtëpinë e lartcekur, me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm.

I njëjti, sipas njoftimit,  duke shfrytëzuar mos prezencën e askujt  në shtëpi, në atë mënyrë i njëjti me anë të kaçavidës dhe me përdorimin e forcës fizike hap derën e hyrjes së oborrit dhe duke tentuar të hap roletën e një dritare, mirëpo nuk mund të hy brenda dhe pastaj largohet pa u vërejtur nga askush.

Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.