Një i Vdekur, 6 të Lënduar në Aksident Trafiku

Policia e rajonit të Mitrovicës ka njoftuar se aksidenti është raportuar në orët e mbrëmjes së djeshme.

Nga ky aksident sipas policisë, janë lënduar shtatë persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, janë dërguar në QKUK.

Vetëm pak orë pas aksidentit QKUK ka njoftuar se një fëmijë dy vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e këtij aksidenti.

Shkaktari i aksidentit është një 32 vjeçar me inicialet B. K, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor.