'Një tregim Prishtine’ prezantohet në tri festivale gjatë këtij muaji

 Filmi “Një tregim Prishtine” me skenar të Getoarbë Mulliqi -Bojaj dhe regji të Burbuqe Berishës do të prezantohet në tri festivale ndërkombëtare të filmit gjatë këtij muaji.

Gjatë ditës së sotëm ky film pritet të prezantohet në programin zyrtarë të festivalit të filmin në Clam në Spanjë, ndërsa nesër në Dea Film festival ne Tiranë, dhe më 25 po të këtij muaji filmi “Një tregim Prishtine” prezantohet në programin zyrtarë të festivalit South East European Film Festival (SEEFF) në Berlin.

Pjesëmarrja e filmit “Një tregim Prishtine”, në tri festivale është konfirmuar nga regjisorja e filmit Burbuqe Berisha përmes “Facebook-ut”.

“Të nderuar miq, jam e gëzuar t’ju njoftoj se filmi ‘Një tregim Prishtine’ brenda muajit maj duke qenë në konkurrencë zyrtare do të prezantohet në tre festivale: Më datë 03.05.2019 në Clam – Festival Internacional de Cinema Social de Catalunya –Spanjë;  më datë 04.05.2019 në Dea Film festival ne Tiranë; më datë 25.05.2019 në Berlin në festivalin South East European Film Festival (SEEFF)”, ka shkruar Berisha në fesjbuk.

Filmi rrëfen historinë e një familje të shtresës së mesme kosovare dhe betejën e tyre për të gjetur shërim për vajzën e tyre të sëmurë nga një sëmundje e rëndë.

Problemet që përballet çifti pas diagnostikimit të vajzës, pasqyron në anën tjetër edhe probleme e rënda që përballet shoqëria kosovare.

Në film luajnë Aurita Agushi, Teuta Krasniqi, Donat Qosja, etj.