‘Një tregim Prishtine’ nga e premtja në CINEPLEX

Këtë të premte, më 15 mars 2019, në Kinemanë ‘CINEPLEX Kosova’ në Prishtinë fillon shfaqja e filmit “Një Tregim Prishtine” me skenar të Getoarbë Mulliqi- Bojaj , regji të Burbuqe Berishës.

Filmi për dy javë do të jetë në repertorin e kësaj kinemaje në dy termine gjatë ditës.

Paraprakisht, gjatë ditës së nesërme po në këtë kinema, në ora 13 do të mbahet premiera e mbyllur për gazetarë, dhe më pas konferenca për media. Kurse në mbrëmje nga orën 20:00 jepet premiera e filmi vetëm me ftesa.

Filmi  ‘Një tregim Prishtine’  flet për sfidën e familjes së Aurorës dhe Beni për të përballuar sëmundjen e bijës së tyre.

Drama familjare, drama shoqërore, si dhe korrupsioni dhe dashuria, marrin një kthesë kur Fiona është diagnostikuar.

Beni është i detyruar të bëjë gjëra që ai kurrë nuk mendonte të bënte; Ndërkohë Aurora nuk e kupton situatën e Benit dhe e lë atë.

Në rolet kryesore ruajnë: Donat Qosja, Teuta Krasniqi , Aurita Agushi, Armend Baloku, Edi Kastrati, Luran Ahmeti, Artiola Hamdiu, Lis Tafa etj.