Një tjetër komandant i UÇK-së thirret nga Gjykata Speciale

Një tjetër epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Remzi Shala, i njohur me nofkën e luftës “Molla e kuqe”, ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i Shalës, Natal Bullakaj.

“Klienti im është ftuar për t’u intervistuar më 17 janar. Me sa kemi  njohuri në cilësi të dëshmitarit”, ka thënë avokati Bullakaj.

Ndryshe, Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.

https://kallxo.com/deshmitari-rrefen-si-ia-moren-babain-pjesetaret-e-uck-se/

Remzi Shala në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” në fund të janarit të vitit 2017 mohoi se ishte i përfshirë në privimin nga liria të Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

Emisionin e plotë për aktakuzën ndaj ish-ushtarit të UÇK-së Remzi Shala mund ta shikoni këtu.

KALLXO.com raportoi sot se edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, është ftuar nga Gjykata me seli në Hagë.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-ftohet-ne-hage/

Ndërsa, ditë më parë avokati Arianit Koci njoftoi se edhe klienti i tij, Rrustem Mustafa, komandant “Remi” ishte ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale.

Rrustem Mustafa ka qenë komandant i Zonës Operative të Llapit.

https://kallxo.com/komandant-remi-thirret-per-interviste-ne-hage/

www.kallxo.com