Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Një Shqiptar Vdes në Aksident Trafiku në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti të komunikacionit në Greqi.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti të komunikacionit në Greqi.

Ai ka humbur kontrollin e mjetit në autostradën Giannitsa- Alexandria gjatë paradites, duke bërë që për pasojë automjeti të bie në kanal, raportojnë mediat greke. /21Media