Një rrugë e Prishtinës mbtetet pa ujë gjatë ditës

Rruga ,, Robert Doll,, në Prishtinë  do të jetë pa furnizim me ujë të pijshëm sot.

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njoftoi se banorët e lagjes “Dardania” nuk kanë qasje në ujë të pijshëm për shkak të realizimit të kyçjeve në linjën e re.

“Që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm dhe do të zgjasë deri sot në orën 19.00.Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën e lartëcekur, është realizimi i kyçjeve shtëpiake në linjën e re” thuhet në njoftim.

Ujësjellësi thotë se në muajin maj 2019 është realizuar ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në po të njëjtën rrugë.

“Gypi i ujësjellësit në atë rrugë ka qenë i vjetër mbi 50 vjet dhe është zëvendësuar me gyp të ri” thuhet në njoftim.

Sipas Ujësjellësit Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit po bëhen për një jetë më të lehtë për të gjithë konsumatorët e këtij rrjeti.