Foto: Kallxo.com

Një rreth-rrotullim në Prishtinë me flamur të Kosovës (FOTO)

Sa herë vendi gjendet në vigjilje të festave kombëtare, në opinionin kosovar nis një debat rreth një flamuri të madh kombëtar të varur në një shesh në rreth-rrotullimin në hyrje të Prishtinës, nga ana e Veternikut.

Sheshi e mban emrin “Idriz Seferi”, por kosovarët atij vendi i referohen vazhdimisht si “Rrethi i Flamurit”.

Por këtyre ditëve, në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një flamur i Kosovës ka zënë vend në një rreth-rrotullim tjetër, në një hyrje tjetër të Prishtinës.

Rreth-rrotullimi në hyrje të Prishtinës kah Fushë Kosova tash e tutje ka në mes një flamur të verdh-e-kaltër të Kosovës.

Ai gjendet afër Kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com