Foto: Ilustrim

Një i Plagosur me Thikë në Prishtinë

Policia është informuar për rastin rreth orës 19:00.

“Rreth orës 19:00 e kemi pranuar një informatë për një person të plagosur. Dyshohet se plagët janë shkaktuar nga arma e ftohtë -thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses së Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Taukbahqe”.

Në vendin e ngjarjes gjenden njësitë e nevojshme policore.

Policia ende nuk i di rrethanat e këtij rasti.