Foto: Ilustrim

Një nxënës bie nga kati i dytë i shkollës

Një nxënës ka rënë nga kati i dytë i shkollës në Kaçanik.

Sipas raportit ditor të policisë, dje rreth orës 11:35 në Kaçanik, një nxënës i një shkolle të mesme ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë.

Sipas raportit, nxënësi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar edhe se në këtë rast nuk ka të dyshuar.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të ngjashme.