Një muaj paraburgim për babanë e dyshuar se mbyti djalin e tij

Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit në lidhje me masën e paraburgimit ndaj Gani Bernjashit, si i dyshuar për mbytjen e djalit të tij 14 vjeçar pas dhunës së ushtruar ndaj tij me shkop druri.

Një muaj paraburgim i janë shqiptuar Bernjashit për veprën penale vrasje e rëndë.

KALLXO.com, ka kontaktuar zëdhënësin e Gjykatës Themelore të Gjilanit Sabit Shkodra i cili ka konfirmuar vendimin për paraburgim.

“Po është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurin”, tha zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

Kërkesa për paraburgim është bërë gjatë ditës së sotme me ç’rast është mbajtur edhe seanca ndaj rastit.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme në lidhje me kërkesën e prokurorisë për paraburgim.

http://kallxo.com/ekskluzive-kerkesa-e-prokurorise-per-babin-e-dyshuar-se-mbyti-djalin-e-tij/