Lokali i Lojërave në Vushtrri ku ndodhi rrahja | Foto: KALLXO.com

Një i Lënduar pas Rrahjes në Lokal

Një rrahje në Vushtrri ka përfunduar sot me lëndim të një personi.

Rrahjen dhe lëndimin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sipas hetimeve fillestare të policisë, një person është lënduar si pasojë e një rrahjeje në një lokal. Dyshohet se lëndimi ndodhi me një mjet të mprehtë,” tha Zahiti.

Rrahja ndodhi në një lokal të bilardos dhe lojërave tjera.

KALLXO.com shkroi edhe më herët për rrahje që përfunduan me lëndime.