Foto-ilustrim

Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë

Një veturë ka goditur një këmbësore në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Rreth orës 15:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori”, tha Ahmeti- Hazriaj.

Ajo shtoi se lëndime nga ky aksident ka pësuar këmbësorja që është goditur nga vetura.

“Këmbësorja është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, shtoi Ahmeti.