Foto: Donovan Suddell/BBC

Një i vdekur nga shpërthimi i vullkanit në ishullin italian (VIDEO)

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin Stromboli të Italisë, duke vrarë një person dhe duke mbuluar ishullin me hi, raporton BBC.

Një zyrtar i shërbimit të shpëtimit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se viktima është një turist, i cili vdiq nga rrokullisja e një guri.

Sipas tij edhe një person tjetër është plagosur.

Zjarrfikësit po merren me flakët e shkaktuara nga shpërthimi.

“Ne pamë shpërthimin nga hoteli. Ishte një zhurmë e madhe”, tha Michela Favorito, e cila punon në një hotel në ishull.

“Ne mbyllëm veshët dhe pas kësaj pamë një re të hirit që qëndronte mbi ne. I gjithë qielli ishte plot hi, një re mjaft e madhe”, tha ai.

Ishulli Stromboli është një vend famshëm për shtëpitë e pushimit të të pasurve dhe të famshmëve.

Stromboli njihet si “Fari i Mesdheut”.

Vullkani i Strombolit është një nga më aktivët në planet dhe ka qenë në një gjendje pothuajse konstante të shpërthimit që nga viti 1932.