Foto: Ilustrim

Një i vdekur dhe një i lënduar pas shembjes së dheut në Skenderaj

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e shembjes së dheut në fshatin Kopiliq të Epërm në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:35 është raportuar se viktimat janë zënë nga shembja e dheut derisa ishin duke punuar në një kompani private, duke kryer një kanal të ujërave të zeza, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime ndërsa tjetri ka vdekur.

Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.