REL

Një i vdekur dhe 18 të lënduar nga rrëshqitja e aeroplanit në pistë

Një punonjës në aeroport ka vdekur dhe 18 udhëtarë janë lënduar pas rrëshqitjes së aeroplanit që po ateronte në Soçi të Rusisë.

Ministria e Transportit në Rusi tha më 1 shtator se aterimi në mot të keq ka bërë që aeroplani të rrëshqas nga pista para se të marrë flakë.

Punonjësi i aeroportit ndërroi jetë pas një sulmi në zemër gjatë ndihmës që kishte ofruar për t’i larguar 164 pasagjerë nga aeroplani , deklaruan autoritetet.

Aeroplani, Boeing 737, që operonte nga Utair, po shkonte për në Moskë.

Shkaktarët e rrëshqitjes nuk dihen ende.