Gjakova

Një Grua Bie nga Kati i Gjashtë i Ndërtesës në Gjakovë

Një grua ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjakovë të premten paradite duke marrë lëndime të rënda trupore.

Policia e rajonit të Gjakovës njofton se sot në orën 09:10 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë se në rrugën ”Nëna Terezë” një grua kishte rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Policia tha se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima V. U e moshës 32 vjeçare kishte rënë nga ballkoni i katit të gjashtë.

“Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës që i është dhënë në spitalin rajonal ”Isa Grezda” në Gjakovë e njëjta është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Policia në Gjakovë po vazhdon me hetime për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në komunikatën e Policisë.