Pjesëtarët e SIPA-s arrestojnë të dyshuarin - Foto: N1 video screenshot

Një i Arrestuar nën Dyshimin për Lidhje me ISIS

Me kërkesën e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Zyrës së Prokurorisë boshnjake, oficerë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje, kanë arrestuar sot në Sarajevë një person nën dyshimin se ka lidhje me luftëtarë të huaj islamikë në Siri dhe Irak.

SIPA, po ashtu, është duke kontrolluar shtëpinë në Sarajevë të personit që u deportua në Bosnjë nga Austria, në kërkim të armëve ilegale, municionit dhe eksplozivit.