Foto: Ilustrim

Një 76 Vjeçar nga Gjakova, Viktima e Parë e Reshjeve të Shiut

Sot rreth orës 13:00 stacioni policor në Gjakovë ka pranuar një informatë se në fshatin Dol të kësaj komune një person ka humbur jetën gjatë kalimit të përroit të fshatit, niveli i të cilit ishte rritur si pasojë e reshjeve të ditës.

Policia thotë se sapo ka marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa pas rreth një orë e gjysmë kërkimi me njësitet emergjente relevante kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës J.(S).T i moshës 76 vjeçare nga komuna e Gjakovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i spitalit rajonal Gjakovë.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në komunikatën e Policisë rajonale në Gjakovë.