Një 17 vjeçar i lënduar nga aksidenti në Mitrovicë

Një 17 vjeçar ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku te “Ura e Gjakut” në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 te “Ura e Gjakut”. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë taksi”, tha Pllana.

Ajo shtoi se 17 vjeçari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Sipas mjekut kujdestar viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Pllana.

KALLXO.com raportoi më herët për këtë aksident në Mitrovicë.

https://kallxo.com/aksidentohet-nje-motociklete-te-ura-e-gjakut-ne-mitrovice/